Vdiqën dy vëllezër kosovarë, pronari i “Tropikal” e mori lejen në bashki pasi ndërtoi hotelin

schedule21:57 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 21:57 - 16 Dhjetor, 2019

Prokurorët e dosjes “Termeti” kanë gjetur shkelje të rënda të zyrtarëve të shtetit, kryesisht të ALUIZNI-t dhe të Bashkisë së Durrësit për të gjitha objektet që u shemben duke marrë jetën e 23 personave, vetëm në qytetin bregdetar. Abcnews.al publikon dosjen e prokurorisë që është paraqitur në gjykatë për masat e sigurisë, ndaj personave që dyshohet se kanë kryer shkeljet ligjore. Prokuroria ka prerë 18 fletë-arreste, 9 prej të cilave janë ekzektuar nga policia. Pra 9 persona janë në pranga dhe 9 janë në arrati. Prokuroria ka ngritur akuza të rënda ndaj tyre që nga vrasje me dashje në rrethana cilësuese, ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre.

Abc News publikon më poshtë gjetjet e prokurorisë për shembjen e hotel Tropikal në Durrës, ku humbën jetën dy vëllezër nga Kosova dhe janë ende në spital pronari Avdulla Osmani dhe bashkëshortja e tij.

Nga hetimet ka rezultuar se Osmani kishte ndërtuar hotelin dhe më pas kishte falsifikuar gjithçka për të marrë lejen e ndërtimit në bashki, lejen e legalizimit, etj.

Më poshtë paligjshmëritë e konstatuara në ish-objektin Hotel Tropikal, lagjia nr.13,Durrës.

1-Avdulla Osmani ka ndërtuar një Objekti Hotel “Tropikal”, ndodhet në lagjen 13 Plazh, Bashkia Durrës, objekt i cili është ndërtuar dhe ka shërbyer si banesë, shërbime hotelerie si dhe aktivitete tregtare kati i pare, te regjistruar ne emrin e subjektit “DuleShpk”.

Si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, nga shembja e kësaj godine kanë gjetur vdekjen dy shtetas kosovar (dy vëllezër, vëllezërit Shemsedin Abazi dhe Isan Abazi), si dhe kane pesuar dëmtime te renda pronari Avdulla Osmani dhe bashkëshortja se tij, te cilët aktualisht janë në Spitalin e Traumës Tirane.

Ndërtimi është realizuar pa studim gjeologjiko-sizmik, pa projekt konstruksioni dhe objekti ne tërësi, pa mbikëqyrje punimesh, pa zbatim te ndonjë projekti konkret te punimeve dhe me materiale ndërtimi te pa njohura lidhur me cilësinë e tyre, por per efekte te marrjes se lejes se ndërtimit dhe legalizimit, projekti është bere mbas realizimit te ndërtimit sipas nenit 77 te ligjit nr 8405 date 17.09.1998 dhe per te përfituar nga kjo hapësire ligjore është siguruar ne dosje nje vërtetim sikur ndërtimi është bere ne vitin 1994 ndërsa per efekt te legalizimit jane mbajtur akte ne vitin 2005 dhe 2006.

Si subjekte për ndërtimin e objektit shtetasi Avdulla Osmani ka bere nje akt marrëveshje me Subjektin “ED-GEST” por ndërtimi, por objekti nuk është ndërtuar nga ky subjekt, megjithëse pranohet nënshkrimi i marrëveshjen me investitorin per te ndërtuar objektin.

Akti i kolaudimit është i vetëm nga ana sipërfaqësore, akt i cili është i domosdoshëm per aplikimin e investitorit per te marre lejen dhe jo per kolaudimin e objektit me imtësi lidhur me qendrueshmërinë.

Nga ana e ndërtuesit njëkohësisht edhe investitori i cili ka ndërtuar pa leje objektin, duke shfrytëzuar hapësirën ligjore e ka legalizuar objektin dhe pas saj sërish ka kryer ndërtim shtese për te cilin ka aplikuar për leje legalizim por nje kat shtese por i cili nuk është legalizuar.

Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit Avdulla Osmani lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit, të kryer me dashjen e tij atë te ndërtimit, krijimit te një pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Më dashje indirekte ai ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë pasi po ndërtonte një objekt me lartësi me 5 kate dhe me pas edhe nje kat shtese per banimin e njerëzve dhe pikërisht per Hotel, ndërkohe qe me ndërgjegje e lejon ardhjen e pasojës përderisa nuk merre masa ne respektimin e legjislacionit dhe rregullave te fushës se ndërtimit.

Për këto arsye me veprimet dhe mos veprimet e tij shtetasi Avdulla Osmani dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.

abcnews.al