Vdiq pas një aksidenti tragjik, libri i aktores Anne Heche shitet për shumën marramendëse

schedule15:53 - 18 Gusht, 2022

schedule 15:53 - 18 Gusht, 2022

Kujtimi i Anne Hesche, Call Me Crazy, ka zgjuar interesin e mijëra lexuesve në mbarë botën, duke e çuar çmimin e tij në rritje, sipas Entertainment Tonight. Libri, i botuar më 4 shtator 2001, po shitet si një “koleksion” në Amazon, me çmimin të lartë prej 739 dollarë deri në 949 dollarë, në varësi të shitësit.

Kur u publikua për herë të parë, çmimi i tij ishte 26 dollarë. Libri detajon luftën e Heche-s me shëndetin mendor ndërsa jetonte në sy të publikut, si dhe traumën e saj si rezultat i abuzimit në fëmijëri dhe marrëdhënies së saj me ish të dashurën, moderatoren e njohur, Ellen DeGeneres.

annbook

Në një intervistë në podkastin ‘Behind the Velvet Rope’, Hesse kishte zbuluar se ajo po shkruan një libër të ri të quajtur ‘Call Me Sane’ i cili do të ishte një vazhdim i librit të parë dhe do të tregonte udhëtimin e saj për të kapërcyer traumën dhe abuzimin duke ndihmuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ti mendon: ‘si mund ta rikuperoj veten dhe në të njëjtën kohë t’i ndihmoj të tjerët me disa hapa dhe praktika, do të ndodhë më shpejt, me më pak dhimbje dhe mbështetje? Kush mund t’ju përgjigjet pyetjeve lidhur me këtë?'”, tha aktorja, e cila vdiq në moshën 53 vjeçare pas një aksidenti me makinë.

Aktorja u përplas me një shtëpi në Kaliforni disa ditë më parë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi pësi djegie të rënda. Heche u shpall i vdekur të premten në moshën 53 vjeçare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!