Dy punëtorë në Karolinën e Veriut vdiqën tragjikisht kur ndërtesa ku ata po punonin mori flakë dhe ata u bllokuan brenda. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe ka djegur plotësisht objektin, ndërsa Zjarrfikëset, pavarësisht vështirësive kanë arritur të evakuojnë rreth 15 punëtorë.
@djbeatz313
Megjithatë, ajo që është rrëqethëse është një video e transmetuar drejtpërdrejt nga një prej dy punëtorëve që vdiqën nga zjarri. Siç ka përshkruar edhe vetë në video, zjarri i kishte rrethuar dhe nuk mund të dilnin.
Demonte Tyree Sherrill, 30 vjeç, mund të dëgjohet duke bërtitur “ndihmë, ndihmë”.
Në video ai thotë: “Jam në punë. Ndërtesa është në flakë dhe nuk mund të dal. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ndërtesa ka marrë flakë dhe unë dhe kolegu im jemi të bllokuar.”
Fatkeqësisht dy personat humbën jetën.
/abcnews.al