Një ditë pasi kërkoi informacion për shembjen e pallateve në Thumanë, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i drejton një kërkesë të ngjashme Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për godinën Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit në Durrës, ku vdiq gjatë termetit, Bajram Hajdarmetaj. Sipas Bardhit, nuk janë kryer verifikimeve në Kavalishencë pas termetit të parë, ccka ccoi në tragjedi gjatë termetit të dytë.
PD kërkon informacion lidhur me këto 4 çështje:
1. Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Ministria e Brendshme verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së Godinës Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e kësaj godine?
2. A u verifikua Godina nr. 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.
3. A është vlerësuar nga drejtuesit e Godinës se nga konstatimet faktike, lidhur me dëmet e muraturës, objekti nuk mund të funksionojë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstrojnë rrezikshmëri të lartë? Nëse po, kush ka urdhëruar përdorimin e Godinës dhe mbi çfarë baze është bërë kjo?
4. A është lajmëruar stafi për gjetjet e ekspertëve dhe për sigurinë e godinës? Nëse po, lutemi na vini në dispozicion kopje të akt njoftimeve.