“Vdiq Ismail Kadare”, ministrja e Kosovës shpjegon postimin e Bujshëm në Twitter

schedule15:15 - 5 Shkurt, 2020

schedule 15:15 - 5 Shkurt, 2020

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ka vetëm një ditë që ka marrë dhe detyrën e re dhe është përballur me një problem në rrjetet sociale.

Dumoshi, ka rënë sot pre e një sulmi kibernetike, pasi në një adresë në Twitter me emrin e saj shkruhej lajm i pavërtetë se shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare kishte vdekur.

Postimi i rremë në emrër të ministres është shprëndarë gjërësisht në rrjetet sociale, ndërsa në një prej statuseve, në gjuhën angleze, në këtë faqe thuhej se lajmi mbi vdekjen e Kadaresë konfirmohej dhe nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, Elva Margariti.

Pas këtyre postimeve në Twitter, ka reaguar ministrja Dumoshi në profilin e saj në Facebook, ku ka thënë se ajo nuk ka asnjë llogari në Twitter.

“Sapo u njoftova se dikush ka hapur një llogari të rrejshme në emër timin në rrjetin social Twitter dhe të njëjtën e ka keqpërdorur, duke lëshuar lajme të rrejshme -fake neës. Dua të ju informoj se unë nuk kam asnjë llogari në Tëitter. Menjëherë do ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës, departamentin e krimeve kibernetike. Dëshiroj të shpreh keqardhjen time për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të rrejshme, duke keqpërdorur emrin tim”, shkruar Dumoshi.