Vdiq aksidentalisht pasi ra në ujë, policia zbardh ngjarjen, arreston tre persona në Bulqizë

schedule10:11 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 10:11 - 10 Dhjetor, 2021

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi akuzohen se një ditë më parë kanë fshehur incidentin që i mori jetën Mustafa Kamishit 65 vjeç.

Sipas policisë në pranga kanë rënë Islam Nika drejtori i aktivitetet të Fabrikës së Pasurimit të Kromit, Rruzhdi Koçi dhe Avni Alliu punëtor për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .

LEXO EDHE: Humb jetën minatori në Bulqizë, dyshimet e para

Ndërkohë një ditë më parë ka humbur jetën 65 vjeçari i cili ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hypur  sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ku si pasojë shtetasi M. K., ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës  e kanë dërguar në banesë.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në fabrikën e pasurimit të kromit ku humbi jetën një 65-vjeçar.

Arrestohet në flagrancë nga policia Drejtuesi i aktivitetet të Fabrikës së Pasurimit të Kromit dhe 2 shtetas tjerë (punëtor) për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .

Me datë  09.12.2021, rreth orës 13.30., është marrë informacion se tek fabrika e pasurimit të kromit  Bulqizë,  në rrethana të pa qarta kishte humbur jetën  shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. K., (punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë), ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujrave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hypur  sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ku si pasojë shtetasi M. K., ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës  e kanë dërguar në banesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

I . N., 53 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Drejtuesi i aktivitetet të fabrikës së pasurimit të kromit, Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,  “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer ne bashkëpunim.

Rr. K., 52 vjeç, A . A., 38 vjeç, (punëtorë në këtë fabrikë) të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” “, thuhet në njoftimin e policisë. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!