Vdesin dy fëmijë nga infeksioni me “Strep A” në Skoci

schedule12:03 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 12:03 - 29 Dhjetor, 2022

Dy fëmijë kanë vdekur nga infeksioni me Strep A, njoftojnë autoritetet skoceze.

Instituti i Shëndetit Publik në Skoci (PHS) thotë se dy fëmijë nën moshën 10 vjeçare kanë vdekur mes muajve tetor dhe dhjetor.

Rastet e infektimit me Strep A janë zakonisht të lehta, të cilat kanë simptoma virale si dhembje fyti, ethe, mirëpo në raste të rralla mund të zhvillohet në infeksion invaziv të grupit Strep (iGAS).

Në raportin e tij të fundit, PHS raporton shtatë vdekje nga rastet me iGAS, përfshirë dy fëmijë.

Por, sekretari skocez për Shëndetësi, Humza Yousaf iu përgjigj raportit të PHS-së në mediat sociale.

“Çdo vdekje është tragjedi, veçanërisht ato të fëmijëve. Mendimet e mia janë me familjet dhe të dashurit e të prekurve. Fatmirësisht, shumica e rasteve me Strep A paraqiten si sëmundje e butë dhe mund të trajtohet me antibiotikë”, shkroi Yousaf në Twitter.

Po ashtu, ai tha se po punon me qeverinë britanike për të siguruar mjetet e nevojshme për trajtimin e kësaj sëmundje, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore (UKHSA) deri tash ka raportuar për 94 raste të vdekjeve në Angli ndërmjet shtatë ditëve nga diagnoza me iGAS, 16 prej tyre fëmijë nën 10 vjeç. /Klankosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!