“Vdesim për të dhënë ryshfet”, Pollo: Problemi qëndron tek pandëshkueshmëria

schedule21:30 - 18 Shkurt, 2021

schedule 21:30 - 18 Shkurt, 2021

Këtë të enjte në emisionin “As pro as kundër”, biseda u fokusua tek ryshfeti në sistemin shëndetësor.

“Unë nuk ka paguar para, çdo komunikim e kam pasur me telefon”, tha Armela Krasniqi, ndërsa tregoi se kishte kaluar Covid-19 pa shenja të rënda.

I ftuar në studio politikani Genc Pollo tha se problemi i ryshfetit qëndron tek pandëshkueshmëria, dhe pyetjes së Robert Aliaj nëse shqiptarët “vdesin” për të dhënë ryshfet, tha se kjo gjë ndodh në shumë vende, por tek ne është akoma më e përhapur.

“Nuk besoj që vetëm shqiptarët. Bakshishi është kulturor. Ryshfeti është vepër e dënueshme dhe kjo nuk ndodh vetëm tek në, por mund të ndodhë më shumë tek ne dhe përhapet më shumë. Kur shikoj që lart ndodhin këto gjëra pasivisht dhe nuk u hyn gjemb në këmbë, atëherë fillon problemi i pandëshkueshmërisë që zgjidhet me një gjyqësor që do të ketë guximin e ndëshkueshmërisë”, tha Pollo.

Nga ana tjetër analisti Adrian Thano tha se gjatë 30 viteve është provuar dhe se rotacioni politik nuk është shpëtimtar në këtë situatë.

Ndërsa Pollo vijoi me tej duke theksuar se gjyqësori duke pasur duart e lidhura nuk mund të bëjë dot më shumë.

Ish-prokurori, Tom Dedaj gjatë bisedës në studio tha se është e papranueshme ryshfeti tek bluzat e bardha.

“Ryshfeti, bakshishi, dhurata, korrupsioni nuk janë njësoj. Ajo çfarë duhet të bisedohet është termi dhuratë. Nuk pranoj gjëra të tjera nga një mjek apo infermier. Besoj se duhet të ndalemi vetëm tek dhurata për mjekun sepse të tjerat janë të papranueshme për mjekun”, tha ish-prokurori.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!