Vdes “ylli” i basketbollit/ Gjendet i vdekur në Moskë letonezi Janis Timma

schedule16:56 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 16:56 - 17 Dhjetor, 2024

Ishte ende aktiv, por nuk do të jetë më.

Basketbolli europian dhe ai botëror është në zi, pasi ylli nga Letonia, Janis Timma, u gjet I vdekur në Moskë.

Lojtari 32-vjeçar besohet se ka vrarë veten në një dhomë hoteli në qendër të kryeqytetit, ndërsa në celularin e tij thuhet se është gjetur një mesazh lamtumire për ish-gruan.

Është vetë policia ruse që njofton se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Tima u divorcua së fundmi nga e shoqja e ndoshta mund ta ketë përjetuar keq këtë ngjarje.

Basketbollisti shtatlartë 2.01 metra ka pasur një karrierë të gjatë që e ka kaluar në vendin e tij, Letoni, në Rusi tek Zeniti I Shën Peterburgut, Himki apo Uniks Kazan, në Spanjë me Baskonina, në Greqi me Olimpiakosin, por edhe në Turqi.

Së fundmi, ishte pjesë e Monbus Obradorio në Ligën ABC të Spanjës.

Po ashtu, Jan Tima luajti për kombëtaren e Letonisë.

Në karrierë fitoi titullin kampion në Letoni, dhe disa çmime individuale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!