Shqipëria do të jetë anëtare e bordit të Paqes për administrimin e Gazës. Presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar kryeministrin Edi Rama për t’iu bashkuar kësaj strukture si anëtar themelues, një akt që jo vetëm rikonfirmon partneritetit mes dy shteteve por i jep fund zhurmnajës së opozitës për raportet e prishura mes Tiranës dhe Uashingtonit. Dhe është pikërisht ky vlerësim i administratës amerikane që sipas kryeministrit Edi Rama flet qartë mbi nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të denjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga Presidenti Donald J. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të”, tha Rama.
Por kjo ftesë thotë Rama flet edhe për rolin që Shqipëria ka fituar në arenën ndërkombëtare.
“Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarish një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më pare”, shton Rama.
Në bordin që drejtohet nga presidenti amerikan Donald Trump, shefi i qeverise shqiptare, do të ulet krah Marco Rubios, Toni Blair apo Jared Kushner, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në politiken e jashtme për Shqipërinë por dhe në marrëdhëniet me shtetet e bashkuara të Amerikës, ku edhe më herët, po ne një tjetër konflikt, Shqipëria ishte bashkepenembajtese me SHBA për Ukrainën.


