Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. 55-vjeçari Gj.M ka ndërruar jetë papritur në ambientet e një lokali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në lagjen nr.16.
Sipas policisë nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes./Abcnews.al/