Vdes në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha: Shoqëroi diktatorin në krimet e përbindshme gjatë 50 viteve

schedule15:51 - 26 Shkurt, 2020

schedule 15:51 - 26 Shkurt, 2020

Vdiq të mërkurën në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

Njoftimin e konfirmuan pasardhësit e familjes Hoxha, të cilet bënë të ditur se ajo mbylli sytë përgjithmonë në shtëpinë saj në Laprakë, në Tiranë.

Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit që izoloi Shqipërinë për rreth 5 dekada, ka qenë një nga protagonistet e përhershme të regjimit dhe vendimarrjeve politike të kohës.

Përveç aktivitetit ndikimit të nëndheshëm, ajo gëzonte dhe privilegje në nomeklaturën e kohës si Drejtore e Institutit të Studimeve Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komiteti Qendror të PPSH-së.

Nexhmije Hoxha kishte rol vendimtar në drejtimin e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të regjimit diktatorial, pavarësisht natyrës diskrete.

Është përfshirë në këtë që në ditet e para të krijimit te PKSH-së, dhe e ka shoqëruar Enver Hoxhën në të gjithë luftën e brendshme partiake duke qenë bashkëpunëtore e afërt.

Ajo ishte dëshmitare dhe aktore e rëndesishme në eliminimet fizike, si pasoje e luftës së brendshme në Partinë Komuniste përfshi ketu dhe të shoqeve të vjetra të saj të shkollës, komuniste si Fiqeret Shehu apo Drita Kosturi, etj.

E etiketuar si “vejusha e zezë”, edhe pas rënies së regjimit, Nexhmije Hoxha ka dominuar jetën publike në vitet e tranzicionit.

Ajo, në mënyrë të përsëritur ka qenë prezente në disa ekrane dhe kopertinat e të perditshmeve në Tirane. Gjatë gjithë kësaj kohe, që pas rënies së regjimit e deri në frymën e fundit ka vazhdur të mbrojë vendimet e përbindshme të diktatorit Hoxha dhe nuk kërkoi kurrë falje për krimet e komunizmit.

Ashtu si shumica e drejtuesve te epokes diktatoriale, ajo beri avokatin e diktaturës se tij. Pas rëniës së regjimit, në janar ‘92 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 11 vjet burg.

Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, me prindër nga Dibra e në vitin 1928 u shpërngul në Tiranë. Ne ’45- u martua me diktatorin Enver Hoxha. Sipas familjarëve, varrimi i gruas së dikatorit kryhet të enjten në orën 12.00 në Sharrë të Tiranës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!