Vdes në moshën 32 vjeçare komediani i njohur

schedule07:31 - 28 Qershor, 2022

schedule 07:31 - 28 Qershor, 2022

Komediani kanadez, Nick Nemeroff ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare, njoftoi familja e tij. Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Nemeroff ishte bërë shumë i njohur në Kanada, pas pjesëmarrjes në Conan dhe në Just For Laughs.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e papritur të vëllait tonë të dashur Nick Nemeroff”, tha familja. “Përkushtimi i Nick për komedinë stand up ishte i jashtëzakonshëm dhe dha rezultate të mahnitshme.”, thuhej më tej në deklaratë.

/abcnews.al