Vdes në Argjentinë ish-këngëtari i ‘One Direction’ Liam Payne, bie nga ballkoni

schedule08:39 - 17 Tetor, 2024

schedule 08:39 - 17 Tetor, 2024

Liam Payne, këngëtari me famë botërore dhe ish anëtar i grupit legjendar One Direction ka ndërruar jetë në moshën 31 vjeçare pasi u raportua se kishte rënë nga kati i tretë I një dhome hoteli në Buenos Aires në kryeqytetin e Argjentinës.

Qindra fansa u mblodhën mbrëmjen e të mërkurës jashtë hotelit ku Payne u gjet i pajetë duke qarë dhe kënduan këngët më të famshme të grupit One Direction.

Autoritetet në Argjentinë po punojnë për zbardhjen e ngjarjes ndërsa Policia ka deklaruar se kishin marrë një telefonat nga Hoteli ky ylli I muzikës pop po qëndronte. Sipas  Policisë ata kishin marrë raportime se “një burrë agresiv ishte nën efektin e drogës dhe alkolit dhe se po dëgjonin zhurma të mëdha brenda dhomës së tij.” Kur policia mbërriti në vendngjarje ata gjetën trupin e pajetë të Liam Payne i cili kishte rënë nga ballkoni I dhomës në katin e 3 ku po qëndronte.

Në bisedën audio të publikuar nga Ministria e Sigurisë në Buenos Aires punonjësi I Hotelit kërkonte ndihmë duke thënë se Payne po shkatërronte gjithcka në dhomën e tij dhe se kishin nevojë për ndihmë.

Ndërsa detajet rreth vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, artisti 31 vjeçar kishte folua më parë publikisht për betejën e  tij me problemet e shëndetit mendor dhe se kishte qënë I varur nga Alkoli për të përballuar presionin  e fames. Vitin e shkuar ai njoftoi fansat e tij se kishte hequr dorë nga alkoli pasi kishte kaluar më shumë se 100 ditë në seanca rehabilituese .

Liam Payne u bë i famshëm në mbarë botën pasi u bë pjesë e Grupit One Direction me pjesmarrjen e tij në X Factor në vititn 2010.  One Direction u nda si grup në vitin 2016 dhe Payne kishte vijuar karrierën e tij  solo duke sjellë dhjetëra këngë të suksesshme. Projekti I tij I fundit muzikor ishte kënda “Teardrop” e publikuar në muajin mars të këtij viti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!