Vdes në aksident zyrtari pro rus i rajonit të Khersonit

schedule14:53 - 9 Nëntor, 2022

schedule 14:53 - 9 Nëntor, 2022

Kirill Stremousov, nënkryetari i vendosur nga Rusia në rajonin jugor Kherson të Ukrainës, ka humbur jetën në një aksident automobilistik ditën e sotme, sipas një njoftimi të agjencive të lajmeve ruse, shkruan The Guardian.

Stremousov ishte një nga figurat më të spikatura të pushtimit rus të Ukrainës, i cili përdori mediat sociale për të bërë deklarata të ashpra. Agjencia e lajmeve TASS tha se shërbimi për shtyp i kreut të rajonit kishte konfirmuar vdekjen e tij.

Rrethanat janë ende të paqarta.

Rusia aneksoi rajonin jugor Kherson të Ukrainës dhe tre të tjerë muajin e kaluar nëpërmjet referendumeve, të cilësuara si të paligjshme nga Kievi dhe Perëndimi. Stremousov kishte postuar përditësime të rregullta së bashku me video në mediat sociale për situatën në vijën e frontit.

Kohët e fundit ai u kishte kërkuar civilëve të largoheshin nga bregu perëndimor i lumit Dnipro përballë një kundërofensive në rritje të forcave ukrainase.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!