Vdes komisioni “Alibeaj”/ Nuk zgjatet afati. Zgjedhorja kalon te Ligjet

schedule14:29 - 12 Mars, 2024

schedule 14:29 - 12 Mars, 2024

Në përfundim të mbledhjes së konferencës së kryetarëve, kreu I grupit parlamentar të PS, Bledi Cuci, zbardhi detaje të bisedës së zhvilluar në të.

“Lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në konferencën e kryetarëve. U duk sikur rivendosëm dialogun aty ku e lamë. Sot vendosëm në konf. Që të rregullojnë objektet e dy komisionet hetimore. Lam një grup të përbashkët me përfaqësuesit e palëve, dhe mendoj se ishte një frymë e mirë sa i vijon vijimit të një jete parlamentare. Ato zgjodhën të ikin nga parlamenti dhe të hyjmë në një jetë parlamentare.” tha ai.

Lidhur me komisionin për reformën zgjedhore, ai u shpreh se do i nënshtrohet procedurës në parlament, si të gjithë të tjerët në përfundim të mandatit, nëse do të ketë një produkt. Palët kanë rënë dakort në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë

“Reforma zgjedhore ka një komision që funksionon do shohim produktin. Komisioni po punon për të adresuar aspekte të rëndësishme të kodit. Komisioni bipartisan funksionon është aty, nuk ka nënkomision për cështjet zgjedhore. Ramë dakord që në parim të diskutojmë për cështje që kanë të bëjnë me 3/5 dhe prej aty të shkojmë në vendimmarrje politike. Janë procedura që i kemi ndjekur edhe në vite të tjera. Kemi ngritur një komision, i kemi dhënë kohën e nevojshme, do përfundojë mandatin. Produkti do shqyrtohet në procedura parlamentare normale, si të gjitha.” Vijoi më tej Çuçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!