Ronnie Spector, këngëtarja e grupit pop “The Ronettes” të viteve 1960, vdiq dje pas një beteje me kancerin. Ajo ishte 78 vjeç. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur familja e saj me një njoftim në faqen zyrtare të këngëtares. Ylli i popit njihet më së shumti për hitet “Be My Baby”, “Baby I Love You” dhe “Walking in the Rain”.
“Engjëlli ynë i dashur Ronnie, u largua paqësisht nga kjo botë sot pas një beteje të shkurtër me kancerin”, tha familja. “Ajo ishte me familjen dhe në krahët e bashkëshortit të saj, Jonathan. Ronnie e jetoi jetën e saj me një vezullim në sy, një qëndrim të çuditshëm, një sens humori dhe një buzëqeshje në fytyrën e saj”.
Pas ndarjes së grupi, ajo vazhdoi të bënte muzikë. Publikoi pesë albume solo: Siren (1980), Unfinished Business (1987), Something’s Gonna Happen (2003), Last of the Rock Stars (2006) dhe English Heart (2016). Ajo ka lënë pas bashkëshortin e saj, Jonathan Greenfield, dhe dy djemtë, Jason dhe Austin.
/abcnews.al