Vdes e burgosura shqiptare në Greqi, shoqet e qelisë: Shkak koronavirusi

schedule14:18 - 9 Prill, 2020

schedule 14:18 - 9 Prill, 2020

Një grua me origjinë nga Shqipëria ka ndërruar jetë në burgun e Thiva në Greqi.

Autoritetet greke nuk bëjnë me dije shkakun e vdekjes së saj, megjithatë gratë e tjera që ndodhen në këtë burg kanë protestuar me argumentin se ajo ndërroi jetë për shkak të koronavirusit.

Të dënuarat e tjera thanë se viktima 42 vjeç, kishte temperaturë ditët e fundit, si dhe shenja të ngjashme me simptomat e Covid-19, po ministria e Mbrojtjes se qytetarit thotë se shkaqet janë patologjike, gjithsesi, priten rezultatet toksikologjike të trupit të viktimës.

Trupi është dërguar për ekspertizë. Gjatë natës është shënuar një mini revoltë në burgun e Thivës, ku të dënuarat kanë djegur batanije, por në këtë moment situata është e qetë. /abcnews.al