Vdes 63-vjeçari serb në Himarë, reagon policia

schedule08:58 - 15 Shtator, 2022

schedule 08:58 - 15 Shtator, 2022

Himarë – Një serb 63-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Himarë.

Lidhur me këtë ngjarja policia e Himarës sqaron se serbi S.B 63-vjeçar ka mbërritur në spital rreth orës 08:00 të mëngjesit. Edhe pse atij i është dhënë ndihma e parë , nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia sqaron se serbi dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi:  

Sot, rreth orës 08:00, në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/