Vdes 2-vjeçarja, prindërit e harrojnë në makinë për 7 orë

schedule18:07 - 1 Shtator, 2022

schedule 18:07 - 1 Shtator, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Neë Jersey, ku një vajzë dy vjeçare ka ndërruar jetë.

Gjithçka ndodhi pasi prindërit e lanë brenda makinës për shtatë orë derisa trupi i saj nuk mundi t’i përballonte temperaturat e larta të krijuara.

Sipas DailyMail, makina ka qenë e parkuar në rrugë, pranë shtëpisë së familjes.

Fëmija u gjet nga një fqinj i familjes, i cili thirri ambulancën. Fatkeqësisht, vogëlushja pësoi arrest kardiak dhe u tentua metoda “CPR”, por ishte tepër vonë. Fëmija është i 22-ti që vdes në SHBA këtë vit harruar në një makinë, katër prej të cilave ndodhën në një javë në gusht.

“Çdo prind ka bërë gabime, pavarësisht se si duket. Fatkeqësisht, disa nga gabimet përfundojnë në tragjedi dhe askush nga ne nuk e pret këtë”, tha një nënë që humbi në të njëjtën mënyrë tragjike vajzën e saj 20 muajshe./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!