Vdekshmëria nga sëmundjet kardiake, mjekët në spitalin Amerikan 3 tregojnë shkaqet, si të kujdesemi

schedule18:19 - 12 Gusht, 2020

schedule 18:19 - 12 Gusht, 2020

Bazuar në disa raporte të fundit, sëmundjet kardiake shënojnë shumë të vdekur në botë, po ashtu edhe në vendin tonë.

Mjeku kardiolog në Spitalin Amerikan 3, doktor Edjon Hajro tregon disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë këto probleme dhe grupmoshat më të prekura

Në Evropë sipas një studimi Shqipëria renditet e 5 në persa i përket vdekshmërisë nga sëmundjet kardiake me 53.6% të rasteve.Zemra është organ jetik dhe sëmundjet e saj janë jetike që ndikojnë në të gjithë sëmundjet e tjera. Disa nga sëmundjet që ndikojnë janë hipertensioni, tensioni i lartë i gjakut, diabeti, kolesteroli i lartë, duhan pirja, jeta sedentare, diabeti, stresi. Për meshkujt një problematikë e tillë fillon mbi 45 vjeç fillon rreziku për sëmundjet e zemrës ndërsa për femrat deri në periudhën e menopauzës janë më të mbrojtura, por vihet re se rrezikshmëria për sëmundjet e zemrës është dhe te të rinjtë”, tha Hajro .

Që të parandalojmë dhe zbulojmë në kohë problemet e semundjeve të zemrës, dr. Hajro shprehet se është e rëndësishme të kryejmë check-up-in

Patjetër që duhen bërë check Up, kontrolle për të parandaluar këto sëmundje pa u bërë serioze që të shkaktojë mortalitetin te pacientët. Duke filluar bërë një eko zemre. Sëmundjet e zemrës nuk shkaktohen vetëm nga bllokimi i enëve të gjakut, por janë probleme të pompës së zemrës, të valvulës, ose probleme të aritmisë, të gjitha këto kanë dhe mënyrat e veta të kardiake”, tha doktori.

Për të gjithë qytetarët e interesuar, Spitali Amerikan 3 ofron paketa të përshtatshme të kontrolleve kardiake

 “Kemi paketa persa i përket kontrollit ose parandalimit të tyre dhe te pacientët që paraqiten me sëmundje, mund  të kryhet koronarografia urgjente, vendosja e stendit, mund të kryhet pacemaker, mund të kryhen dhe procedura të tjera te pacientët që kanë probleme me aortën e gjakut”, është shprehur mjeku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!