Raportim i BBC: Si janë mpirë qytetarët nga lajmet mbi vdekjet nga koronavirusi

schedule13:30 - 17 Shkurt, 2021

schedule 13:30 - 17 Shkurt, 2021

Nga Megan Lawton dhe Levi Jouavel – BBC

Të demorziluar, të dëshpëruar dhe të mpirë. Vetëm tre emocione mund të përjetoni për momentin. Nëse po, nuk jeni vetëm.

Kur numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 100,000, ishte një moment historik shkatërrues. Tani është më shumë se 117,000.

Shumë prej nesh luftojnë për të përtypur një numër kaq të madh, i cili rritet nga dita në ditë. Të vazhdosh me normalitetin duket joadekuate, por çfarë mund të bësh?

“Askush nuk është person i keq nëse ndihet pak i mpirë. Është vetëmbrojtje”, thotë psikologja dhe autorja Dr. Meg Arroll.

Ajo tha se shumë prej nesh vuajnë nga “lodhja e dhembshurisë”, pasi kanë jetuar një pandemi për kaq gjatë. “Normalisht ju duhet ta shihni këtë vetëm te mjekët dhe infermierët. Por ndërsa dëgjojmë histori të njerëzve që kanë vdekur çdo ditë, ndjenja e shtangies është një proces vetëruajtës që ndalon së bëri gjërat dërrmuese”.

Energjia ime emocionale është zero

Kjo është diçka me të cilën mund të lidhte 24-vjeçarja Simone Ziel. Lajmet e vazhdueshme për vdekjet nga Covid e kanë bërë atë të ndihet pesimiste.

“Jam e mpirë nga numrat e lartë të vdekjeve. Nuk është normale të thuhet çdo ditë se po vdesin miliona njerëz. Nuk po them se nuk jam e trishtuar dhe e dëshpëruar, por jam mësuar“. Simone thotë se e ndjen ndjenjën e fajit pasi ndihet e mpirë. Ajo thotë se është një ndjenjë e re për të. “Zakonisht jam një person empatik, por tani energjia ime emocionale është zero. Kur filloi pandemia për herë të parë, unë isha më e shqetësuar për numrat që po rriteshin çdo ditë. Por prej disa muajsh jam bërë e pandjeshme ndaj shifrave. Shoh njoftime të lajmeve dhe i kaloj”.

Simone e ka provuar personalisht virusin. Ajo u prek vetë nga Covid dhe gjithashtu humbi tragjikisht një mik të familjes. Por natyra e pamëshirshme e pandemisë po bëhet e vështirë për t’u përpunuar, informon abcnews.al.

“Gjithkush merret me gjëra të ndryshme, por ndonjëherë raportimi i vdekjeve duket si një konferencë për shtyp. Covid është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme, por nuk duhet të ndihet kështu”.

Kam kontrolluar çdo ditë numrin e vdekjeve

Ashtu si Simone, Annie Walsh, 21 vjeç, thotë se ajo filloi të ndihej e mpirë ndaj situatës, disa muaj më parë.  Ajo është studente në vitin e tretë në Universitetin e Bristol-it dhe thotë se shumë miq të saj ndihen njësoj.

“Në mars, unë kontrolloja çdo ditë numrin e rasteve të reja dhe vdekjeve. Ishte e tmerrshme”, thotë ajo. “Por pasi kanë kaluar kaq muaj, numrat nuk po japin atë lloje efekti në trurin tonë. Numrat e vdekjeve janë bërë si çdo lloj numri tjetër”.

Pandemia jo vetëm që ka pasur ndikim të madh në studimet e Annie, ajo humbi punën e saj me kohë të pjesshme dhe të dy prindërit e saj u bënë të tepërt.

Tani ajo ndihet e desensibilizuar për të gjitha. “Ndalova se shikuari konferencat e kryeministrit në verë, dhe kur dëgjova se kishim arritur në 100,000 vdekje, e pata të vështirë ta vizualizoja sepse nuk isha e përditësuar,” thotë ajo.

Vështirë ta kuptosh

Përpjekja për të përtypur një numër kaq të madh vdekjesh, kthehet në psikologjinë evolucionare, thotë Dr.Meg, informon abcnews.al.

“Ne kemi jetuar në grupe relativisht të vogla dhe reagimi ynë ndaj stresit nuk ka ecur me teksnologjinë dhe statistikat”, thotë ajo. Gjithashtu thekson se ndjenja e mpirjes, nuk do të thotë që njerëzit nuk duan t’ja dinë. Ndoshta do të thotë e kundërta, njerëzit interesohen shumë dhe e kanë të vështirë ta kuptojnë.

“Statistikat janë shumë jopersonale prandaj nuk është për t’u habitur që disa njerëz nuk ndiejnë asgjë. Ndërsa nëse do të diskutonit për një të dashur që ka ndërruar jetë, do të shihnit lot dhe dhembshuri”.

Truri im është fikur

Simone dhe Annie thonë se ndjenja e mpirjes filloi rreth nëntorit, kohë kur rastet filluan sërish të rriteshin. Thomas Smithurst, 26 vjeç, ndihet njësoj.

“Ndjenja e mpirjes filloi atëherë. Unë jam i mërzitur dhe është tragjike kjo që po ndodh, por në të njëjtën kohë, ndihem shumë i parëndësishëm dhe i pafuqishëm”.

Thomas është asistent i mësimdhënies, por nuk ka punuar që kur u mbyllën shkollat, informon abcnews.al.

“Në mars unë  nuk isha shumë optimist, por kurrë nuk ma merrte mendja se do të bëhej kështu. Pandemia vazhdon dhe unë ndjej se truri dhe zemra më janë fikur”.

Kur kryeministri njoftoi se Mbretëria e Bashkuar kishte arritur në 100,000 vdekje, Thomas thotë se ai pothuajse ndihej i përgatitur për të

“Nuk më goditi në mënyrën e duhur. Mendova me vete, ‘Unë duhet të prekem më shumë nga kjo’”, thotë ai.

Emma Carrington nga Rethink Mental Illness thotë se bamirësia është rritur te njerëz që ndihen si Simone, Annie dhe Thomas.

“Viti i fundit ka provuar vërtet mirëqenien tonë, me shumë njerëz që ndiejnë stres, shqetësim dhe pasiguri,” thotë ajo. “Kur njerëzit ndihen kështu për periudha të gjata ata mund të fillojnë ta kenë të vështirë të lidhen dhe të ndiejnë keqardhje me njerëzit e tjerë. Lodhja e dhembshurisë mund të shkaktohet nga ndjenja e mbingarkesës.”

Jini të  mirë me veten

Nëse ndiheni jashtë kontaktit me emocionet tuaja, ka gjëra që mund të bëni për të ndihmuat veten

  • Mos harroni është mirë të mos jesh në rregull për momentin.
  • Kujdesuni shëndetin tuaj fizik.
  • Merrni kohën që ju nevojitet.

/Përshtati nga BBC, e.b-abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!