Vdekjet e mistershme të rusëve të thirrur për në front, çfarë u gjet pranë rekrutit të ri

schedule08:52 - 4 Tetor, 2022

schedule 08:52 - 4 Tetor, 2022

Tre burra të saporekrutuar kanë vdekur në një qendër stërvitore ushtarake ruse, ndërsa shkaqet e vërteta nuk dihen ende.

Tre ushtarë të rekrutuar si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin kanë vdekur në një qendër trajnimi në rajonin e Sverdlovsk.

Për këtë çështje foli deputeti i Dumës së Shtetit Maksim Ivanov.

“Po, konfirmoj se tre vdiqën. Njëri nga rekrutët vdiq nga një atak në zemër, ndërsa tjetri u vetëvra. I treti u pushua nga puna dhe u dërgua në shtëpinë e tij, ku vdiq menjëherë nga një infeksion në mëlçi”, tha Ivanov.

Në fakt, në lokalin e qendrës stërvitore të repartit ushtarak është gjetur i vdekur personi që u vetëvra. Sipas informacioneve të gazetarëve, ai ka pasur plagë në qafë, ndërsa pranë tij është gjetur një brisk.

Vdekja e ushtarit tjetër, i cili sipas burimeve ruse ka ndërruar jetë si pasojë e një dëmtimi në mëlçi, mbetet mister. Në rajonin e Novosibirsk gjatë rekrutimit të pjesshëm shitja e pijeve alkoolike është ndaluar në dyqanet e vendosura pranë zyrave të rekrutimit dhe akademisë më të lartë ushtarake. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!