Vdekje tragjike në Allianz Arena, shuhet mbesa e lojtarit të Paderborn

schedule21:22 - 22 Shkurt, 2020

schedule 21:22 - 22 Shkurt, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mynih mbrëmë, në stadiumin e Bayern, Allianz Arena. Mbesa e mesfushorit të Paderborn, Streli Mamba, vetëm 14 muajsh, ishte e pranishme në stadium, aty ku ka ndërruar jetë. Bayern i shprehu ngushëllimet më të thella familjes së vajzës që ka ndërruar jetë.

“Një vdekje tragjike ka ndodhur në Allianz Arena gjatë ndeshjes së djeshme në Bundesliga midis Bayern dhe Paderborn. Një vajzë 14 muajsh u rrëzua në stadium.

Pas përpjekjeve të mjekëve, vajza u dërgua në një klinikë në Mynih nga ambulanca, por nuk mund të shpëtonte dhe vdiq. Vajza ishte mbesa e lojtarit të Paderborn, Streli Mamba.

E gjithë familja e Bayern është tronditur thellësisht dhe shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e vajzës”, shkruhej në komunikatën e Bayern./abcnews.al