Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdekje nga kali? Korçë, 58-vjeçari ndërroi jetë në spital, familjarët: E goditi bashkëfshatari pas konfliktit

schedule15:24 - 8 Shtator, 2025

schedule 15:24 - 8 Shtator, 2025

U raportua si vdekje aksidentale nga goditja e kalit, por vdekja 58-vjeçarit Jorgo Ajredini nga Maliqi ka marrë një tjetër rrjedhë. Policia dhe Prokuroria e Korçës kanë rinisur hetimet për ngjarjen e ndodhur në fshatin Rëmbec, pasi familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime se ngjarja nuk është aksidentale, por kriminale.

Ata thonë se Ajredini u gjet pranë fushës së sportit të fshatit në një kanal, me disa plagë në kokë, të lokalizuara në ballë dhe pas veshëve.

Sipas familjarëve, 58 vjeçari është goditur me sëpatë nga një banor i fshatit me të cilin kishte një konflikt për motive familjare, ngjarje e ndodhur rreth 1 vit e gjysëm më parë.

Dyshimet e familjarëve janë ngritur pas komunikimit të fundit të tyre me 58 vjeçin, i cili ka pohuar se e kishin goditur.

“Kam qenë në Rëmbec bashkë me vëllanë. U ndamë aty. E gjeta duke pirë ndonjë gotë te muzeumi, tek klubi. Vëllai mori kalin dhe shkoi ta lidhte në jonxhë, unë ika në shtëpi. Vjen kushëriri, më zgjon dhe më thotë: “Është goditur vëllai nga kali.” Shkuam 45 minuta para se ta nisnin në Tiranë. E pyeta vëllain dhe më tha: “S’më ka goditur kali, por një person nga Pogradeci.”. Shkova në Tiranë një ditë, të nesërmen e denoncova në Maliq. Çështja ishte shumë e rëndë. Ishte në gjendje kome, doktorët e ngritën lart, sepse ishte pak më mirë. “Më goditi,” tha vëllai, por s’qe i vetëdijshëm. Pastaj vajti prapë poshtë dhe e ngritën përsëri. Fundi ja ku është… Me pak fjalë e kanë goditur. Në vendin që duhej lidhur kali nuk ishte kali; ai duhej të ishte në jonxhë. Atij i bënë pritë. Kur tha “më goditën” tha edhe “një i shkurtër nga Pogradeci”. Këtë e tha vetë. Dua të vërtetën. Policia s’ka bërë asgjë.

 “Vëllait tim ia mori të shoqen ky djalë dhe e goditi me sëpatë. Ngjarja ka mbi një vit e gjysmë. Nuk besoj të jetë i njëjti autor, por nga goditjet që pashë janë me sende të rënda, nga ato që pashë unë në spital në Tiranë. Në Tiranë ndenji 15 ditë në koma, mjekët thanë se ishte në gjendje të rëndë. Ekspertiza nuk na dha përgjigje, por prokurorisë së Korçës. Ne po e varrosim vëllain, por duam të zbardhet ngjarja. Nuk e ka goditur kali, 1000%.”

Jorgo Ajredini në datën 13 Gusht u dërgua nga familjarët në spitalin e qytetit të Korçës me plagë në kokë. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 58 vjeçari u dërgua për mjekim të specializuar në Tiranë.  Ai ndërroi jetë të dielën e 7 shtatorit, pas disa javësh në gjendje kome.

Në lidhje me ngjarjen, deri më tani, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e dëshmitarëve dhe personave që kanë patur dijeni, rreth 15 persona, mes të cilëve familjarë dhe banorë të fshatit Rëmbec. Që në momentin kur ndodhi ngjarja, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë, të cilat janë administruar dhe po ekspertohen nga prokuroria. Ndërkohë, grupi i përbashkët hetimor i policisë dhe prokurorisë, është në pritje të raportit përfundimtar mjeko ligjor, i cili do të përcaktojë nëse vdekja e Jorgo Ajredinit është aksidentale ose kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!