Vdekja tragjike e punëtorit nga vinçi, lirohen përgjegjësi dhe manovratori i firmës

schedule10:36 - 7 Janar, 2020

schedule 10:36 - 7 Janar, 2020

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Flamur Pallën, përgjegjësin teknik dhe Aurel Zyma manovratori i vinçit, të cilët u arrestuan pak ditë më parë pas aksidentit ku humbi jetën nje 36 vjeçar.

36- vjeçari në momentin e aksidentit po punonte në një pallat në ndërtim, ndërsa mbeti i plagosur edhe shoku i tij punëtor.

Prokuroria ka kërkuar për Flamur Pallën dhe Aurel Zymën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Ndërkohë Prokuroria është në pritje të konkluzioneve të ekspertëve, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 36 vjeçarit, Elvis Josifi dhe plagosjen e kolegut të tij në 3 janar.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur afër Pazarit të Vjetër në Korçë./abcnews.al

Lexo edhe: VIDEO/ Dëshmitarja rrëfen momentin kur vinçi goditi 35-vjeçarin në Korçë