Vdekja nga mbidoza e dy ukrainaseve në Tiranë, Karamuço: Dyshohet se janë përfshirë në një rrjet prostitucioni

schedule18:32 - 10 Maj, 2024

schedule 18:32 - 10 Maj, 2024

Vdekja nga mbidoza e dy ukrainaseve dyshohet se janë përfshirë në një rrjet prostitucioni. Dy ukrainase u gjetën pa jetë në një banesë në Tiranë. Shtetaset e huaja të moshës 25 dhe 40 vjeç dyshohet se kanë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve me përmbajtje lëndësh narkotike.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë në “Special Report” në ABC News, analizoi këtë ngjarje të rëndë, ndërsa tha se dyshohet se këto vajza të jenë të përfshirë në një rrjet prostitucioni. Megjithatë do të duhet që kjo çështje të zbardhet e plotë dhe të mblidhen të gjitha informacionet për të hedhur dritë lidhur me vdekjen e dy shtetaseve nga Ukraina.

“Janë njerëz që vijnë nga lufta me trauma të mëdha psikologjike dhe që duan t’i kalojnë edhe me lëndë narkotike për t’u qetësuar. Nuk ia dalin mbanë të gjejnë dhe atëherë nisin me ilaçe qetësues. Për të dalë në një përgjigje më të saktë duhet të presim analizat toksikologjike për të thënë se kush është shkaku u vdekjes. A kanë pasur qëllim për t’u përfshirë në prostitucion, kjo është një çështje që do të marrë shumë pak kohë nga hetimet sepse do të mblidhen të gjitha informacionet. Duhet të kujtojmë që kemi pasur një bazë prostitucioni në Durrës, një tjetër në Tiranë, dhe së fundmi kemi një shtëpi ku dy vajzë humbën jetën. Megjithatë për këtë ngjarje duhet të flasë Policia e Shtetit. Ne e kemi thënë që me rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri ata vijnë edhe për të pasur kontakte me punonjëse seksi. Është rritur dhe futur një treg nga Amerikan Latina por edhe nga vendet e lindjes, ku vajzat bëhet pjesë e rrjetit të prostitucionit”, tha ndër të tjera eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!