Vdekja e 11 anëtarëve të së njëjtës familje ka tronditur Indinë këtë të hënë. Ata u gjetën të varur brenda shtëpisë së tyre me sytë dhe gojët e mbyllura.
Policia dyshon se kjo është pjesë e një rituali të fshehtë. Detajet që i kanë bërë autoritetet të besojnë diçka të tillë është se viktimave ju janë gjetur shënime të shkruara me dorë. Vetëvrasja e tre gjeneratave të ndryshme të familjes Bhatia ka tronditur sidomos kryeqytetin Delhi. Të vdekur mbetën edhe dy adoleshentë dhe gjyshja 77-vjeçarja.
Mediat kanë raportuar se trupi i anëtares më të vjetër të familjes u gjet në një dhomë ndrsyhe nga ajo e të tjerëve. Kur policia arriti në vendngjarje nuk gjeti gjurmë të ndonjë grabitjeje të mundshme, pasi të gjitha femrat kishin bizhuteri në duar.
Fqinjët dhe të afërmit e tyre thanë se nuk kishte asnjë arsye që të ndodhte kjo gjë në këtë familje, ndërkohë zyrtarë thanë për mediat se në shkrimet e gjetur gjatë hetimeve flitej për praktika mistike shpirtërore./abcnews.al