Vdekja e të riut në dhomat e paraburgimit të policisë së Korçës ka indinjuar pakicat në qytetin e Korçës. Shumë pjestarë të komuniteteve u janë bashkuar familjarëve të Ene Ftojit gjatë ceremonisë së varrimit. I gjithë kortezhi që po përcillte për në banesën e fundit 27 vjeçarin, marshoi para komisariatit. Ata mbanin pankarta ku shkruhet: ”Larg policisë raciste”, “ Duam drejtësi” , “ Stop racizmit”. Ata akuzojnë policinë për dhunë ndaj të riut që mbahej prej tri ditësh në izolim. /abcnews.al
Vdekja e të riut në paraburgimin e Korçës, marshim para policisë
schedule16:22 - 18 Maj, 2018
schedule 16:22 - 18 Maj, 2018