“Vdekja” e sindikatave, drejtuesit e tyre: Nuk protestojmë se ka fushatë

schedule12:25 - 1 Maj, 2023

schedule 12:25 - 1 Maj, 2023

TIRANË- Në gjithë botën, sindikatat e punëtoreve më 1 maj mbushin rrugët për të protestuar për më shumë të drejta, por në Shqipëri duket se këto organizma kujdesen të funksionojnë vetëm në letër e jo në terren.

Në zonën e pedonales në Tiranë u organizua një tubim modest kryesisht nga shoqata të krijuara vitet e fundit, por ajo që ra në sy ishte mungesa e sindikatave të mëdha, të cilat do duhet të ishin në shesh për të adresuar problematikat dhe për të kërkuar më shumë mbrojte të punëtorëve.

Gazetarja e ABC News, Gerta Vasku, ndoqi nga afër këtë aktivitet, ndërsa shton se sindikatata e mëdha nuk kanë njoftuar asnjë manifestim.

Më 1 maj, në Tiranë u zhvillua një protestë modeste. Pjesëmarrëse ishin aktivisët të të drejtave për punë, por edhe sindikata e operatorëve telefonikë dhe shoqata e punonjësve të shëndetësisë. Ajo që vihet re, është se munguan protestat  e sindikatave kryesore në vend. Ata nuk patën një organizim të tillë në këtë ditë të 1 majit, ku punonjësit kërkojmë më shumë të drejta, kushte pune dhe paga të garantuara. Tubimi ishte i organizuar në një formë të tillë ku mbajtën fjalën dhe kërkuan më shumë të drejta dhe siguri, dhe paga më të mira për punëtorët. Pjesëmarrja ishte modeste. Gjatë ditës së sotme, Sindikatata e mëdha nuk kanë kanë sinjalizuar asnjë aktivitet në Shqipëri.”, raportoi gazetarja.

Kryetari i Bashkimit të Sindikave të Pavaruara të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, pak ditë më parë u shpreh në intervistë për Zërin e Amerikës se shkak i rënies së aktivitetit sindikalist në vend vjen nga shtypja që politika e të dyja krahëve i bën këtyre organizatave.

Është e vërtetë që ka patur një ulje të aktivitetit sindikalist për shkak të shtypjes që bën politika e të dy krahëve në drejtim të sindikalizmit shqiptar, jo vetëm për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura Shqiptare, por edhe për sindikatat e tjera, sepse, ju nuk e di nëse keni informacion, por në Shqipëri është hequr ministria e Punës e cila është koordinatore kryesore për një sindikatë, për të zgjidhur problemet e saj dhe për të gjallëruar lëvizjet sindikaliste. E dyta, është presioni i politikës që bëhet, sepse në qoftë se do të zhvillosh një protestë, ke akuzat e menjëhershme që i shërben x partie apo y partie. Megjithatë, kohët e fundit, drejtësia amerikane ka dërguar tek neve “Qendrën për Solidaritet”, e cila është jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe ka një evoluim, një lëvizje përpara pozitive të sindikalizmit në Shqipëri, por shumë shpejt do të fillojë gjallëria dhe mendoj sindikatat do të kenë prioritetin e tyre kryesor, siç e kanë patur më përpara“, theksoi ai mes tjerash/n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!