Vdekja e Princit Philip ka lënë “një boshllëk të madh në jetën e Mbretëreshës”

schedule08:59 - 12 Prill, 2021

schedule 08:59 - 12 Prill, 2021

Me 9 prill u nda nga jeta Duka i Edinburgh, princi Philip, në moshën 99-vjeçare. Largimi i tij nga jeta ka shkaktuar një dhimbje të madhe te Mbretëresha Eliabeth II, duke qenë se çifti kishin bashkë 73 vjet martesë.

Mbretëresha ka mbetur me një “boshllëk të madh në jetën e saj”, pas vdekjes së bashkëshortit, tha princi Andrew.

Duke folur për mediat, duka i Yorkut tha ndihej shumë keq për humbjen e babait dhe se nëna e tij (mbretëresha) e ndjen dhimbjen më shumë se kushdo tjetër.

Lajmi për vdekjen e Philipit ka shkaktuar një hidhërim në të gjithë botën. Homazhet i janë bërë nga të gjitha vendet dhe çdo lider botëror ka ngushëlluar familjen mbretërore./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!