Vdekja e Prigozhin, shkatërrohet me buldozer vendi ku u rrëzua avioni i kreut të Wagner

schedule09:44 - 30 Gusht, 2023

schedule 09:44 - 30 Gusht, 2023

Një ditë më parë është zhvilluar ceremonia private dhe e fshehtë  në nder të kreut të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili humbi jetën pas rrëzimit të një avioni me 9 pasagjerë të tjerë në bord.

Mediat e huaja shkruajnë se në përcjelljen për në banesën e fundit morën pjesë qindra persona, edhe pse në mesin e tyre nuk ishte presidenti rus Vladimir Putin.

Siç është bërë e ditur edhe më parë nga Kremlini, prezenca e Putinit nuk ishte planifikuar në këtë ceremoni varrimi. E derisa në tërë botën akoma po spekulohet për arsyet e rrëzimit të aeroplanit brenda të cilit gjendje Prigozhin, pritet që zyra e hetimeve në një moment të zbulojë shkaqet.

Ndërkohë lajmi se në vendin ku ka ndodhur rrëzimi i aeroplanit është “rrafshuar” ka bërë bujë të madhe. Në një artikull në lidhje me këtë CNN raporton se ai vend është shkaterruar me buldozerë.

“Vendi ku u rrëzuar aeroplani është rrafshuar plotësisht me tokë nga buldozerët, që në shikim të parë të duket sikur nuk është rrëzuar fare ndonjë aeroplan këtu”, thuhet nga reporterët që ishin në vendin e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!