Vdekja e pacientit në QSUT, MSH: Është ngritur një grup pune për të verifikuar procedurat e ndjekura

schedule15:06 - 25 Tetor, 2020

schedule 15:06 - 25 Tetor, 2020

Ministria Shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, e cila bën përgjegjëse ministren Ogerta Manastirliu për vdekjen e një qytetari Në QSUT. MSH ka njoftuar se është ngritur një grup pune për të verifikuar procedurat e ndjekura lidhur me trajtimin e pacientit, L.Ç. i cili ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT. Në deklaratën e saj MSH thotë se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura spitalore.

“Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur një grup pune për të verifikuar procedurat e ndjekura në strukturat spitalore për pacientin me inicialet L.Ç, 53 vjeç, që ndërroi jetë në QSUT. Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetesise siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha  nivelet e kujdesit mjekësor”, mbyll deklaratën e saj MSH.

PD kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pasi e akuzon se nuk ka menaxhuar situatën në spitale nga koronavirusi, por edhe për rastin e fundit, ku ndërroi jetë një 53-vjeçar nga Ndroqi, Lutfi Çekiri. Ish-deputetja Oriola Pampuri nga selia e PD-së deklaroi se vdekja e qytetarit të pafajshëm në dyert e spitalit është krim shtetëror dhe prova më e madhe se shëndetësia është në kolaps të plotë./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!