Vdekja e nënës në Elbasan, ndalohen 2 mjekë të spitalit

schedule21:13 - 22 Prill, 2019

schedule 21:13 - 22 Prill, 2019

Pas ngjarjes të rëndë, ku humbi jetën 25 vjeçarja Rexhina Debrova, janë shoqëruar në policinë e Elbasanit për tu marrë në pyetje 4 mjekë të spitalit të këtij qyteti të cilët kishin asistuar në rastin e 25 vjeçares që humbi jetën gjatë lindjes.

Burime nga policia e Elbasanit bënë të ditur se është ndaluar mjeku kardiolog Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana. Ndërsa dy mjekët gjinekologë Ardjan Kadaifçiu dhe Kasem Dylgjeri janë lënë të lirë pas dhënies së dëshmive për këtë ngjarje.

Rexhina Debrova me banim në Cërrik, humbi jetën pas operacionit të lindjes së foshnjes. Humbja ka tronditur tej mase familjarët të cilët hedhin akuza ndaj mjekëve për ndërhyrje me vonesë./abcnews.al