Vdekja e nënës dhe e djalit në Vlorë/Flet gruaja e viktimës: Kam frikë

schedule15:37 - 29 Janar, 2018

schedule 15:37 - 29 Janar, 2018

Gruaja e viktimës që u gjet i vdekur bashkë me nënën e tij në Vlorë, tregon momentet e para kur u përball me trupat pajetë. Por nese fillimisht ajo mendoi që ishte aksident nga zjarri, tashmë qe policia i ka thënë se dyshon për vrasje, Hysnie Hoxhallari ka frikë të dalë jashtë.

 

Ajo është njeriu i parë që gjeti trupat e pajetë dhe të djegur.

Por pas më shumë se një javë nga tragjedia në Vlorë, ku nënë e bir humbën jetën në shtëpinë e tyre, gruaja e viktimës është e terrorizuar.

Me djalin e saj të vogël Hysnie Hoxhallari rri mbyllur që kur policia i tha se dyshonte që Olsi dhe Selkie Hoxhallari janë vrarë dhe më pas u është vënë zjarri.

Fillimisht thotë se dyshoi që vjehrrja dhe burri i saj vdiqën nga zjarri. Por kur policia nisi t’i merrte në pyetje të gjithë rrethin familjar përfshirë dhe atë, iu thanë se ngjarja nuk është aksidentale, po krim. Gruaja nuk di çfarë të besojë në të vërtetë. Ajo mendon se burri i saj nuk kishte hasëm, as konflikte. Nga ana tjetër tregon se hajdutët nuk mund t’i vrisnin dy njerëz me pizhama që shikonin televizor, kur ato pak lekë në shtepi ishin në dhomën tjetër. Por megjithatë ajo tani është e terrorizuar dhe kërkon të dije çfarë ndodhi me familjen e saj.

Me kalimin e ditëve i jane shtuar dhe dyshimet e rënda. Ajo ishte personi i parë që gjeti dy trupat e pajetë, pranë njëri – tjetrit.

Policia disa orë pas ngjarjes nisi hetimet për vrasje të Olsi dhe Selkie Hoxhallarit. Madje u fol edhe për një person të dyshuar të shpallur në kërkim, por që nuk u dha asnjë identitet për atë. Një javë pas tragjedisë zyrtarisht nuk ka një version të qartë në atë çfarë ndodhi në shtëpinë e Hoxhallarëve, dhe hetimet nuk kanë përfunduar./abcnews.al