Vdekja e minatorit në Bulqizë, ndalohet inxhinieri teknik, procedohet përgjegjësi i galerisë

schedule15:23 - 20 Shtator, 2021

schedule 15:23 - 20 Shtator, 2021

Pas vdekjes së minatorit Muharrem Plakut në Bulqizë, është është arrestuar drejtuesi teknik dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë për shtetasin S. H.,  54 vjeç, banues në Bulqizë,  (me detyrë Teknik miniere).

Sipas policisë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi me iniciale V. L., 61 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë Drejtues teknik)  .

Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e datës 15.09.2021, në një nga nënkatet e një subjekti minerar, është shembur një masiv materiali dhe për pasojë ka humbur jetën 60 vjeçari

Ndërkohë kujtojmë se trupi i pajetë i minatorit është gjetur pas pesë ditësh kërkimesh më minierë.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur me datë 15.09.2021, ku si pasojë e shembjes së një masivi materiali (minerali e inerte), mbeti i bllokuar në një galeri kromi shtetasi M.P., 60 vjeç, pas disa ditësh pune të pandërprerë për pastrimin e galerisë, rreth orës 23.50, datë 19.09.2021, u bë e mundur gjetja e trupit dhe  nxjerrja e tij nga galeria.

Për ngjarjen e mësipërme është ndaluar nga Policia drejtuesi teknik i një subjekti minerar, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë tekniku i subjektit minerar.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë ndalimi  i shtetasit V. L., 61 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë Drejtues teknik)  si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. H.,  54 vjeç, banues në Bulqizë,  (me detyrë Teknik miniere), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e datës 15.09.2021, në një nga nënkatet e një subjekti minerar, është shembur një masiv materiali dhe për pasojë ka humbur jetën 60 vjeçari  (punëtor në minierë).

Materialet  procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!