Vdekja e mbrojtësit 38-vjeçar, pezullohet kampionati në Uruguai

schedule21:57 - 19 Korrik, 2021

schedule 21:57 - 19 Korrik, 2021

Vdekja e Williams Martinez është përjetuar keq në Uruguai. Mbrojtësi 38-vjeçari, i cili ishte pjesë e Villa Teresa në divizionin e dytë, i dha fund jetës së tij në orët e vona të ditës së shtunë.

Koronavirusi e kishte lodhur shumë dhe Martinez kreu veprimin ekstrem, duke kryer vetëvrasje. Qendërmbrojtësi kishte eksperiencë të madhe, teksa provoi të luante edhe në Francë (Valenciennes, Reims) dhe Angli (WBA).

Fanellën e dy herë kampionëve të botës e kishte veshur vetëm njëherë kur ishte vetëm 20 vjeç. Të shumta ishin reagimet dhe mesazhet e ngushëllimit për familjarët dhe të dashurit e Williams.

Në kushte të tilla, Federata e Futbollit të Uruguait ka vendosur të pezullojë përkohësisht kampionatin vendas. Takimet e programuara për t’u luajtur në fundjavë nuk do të luhen. /abcnews.al