Vdekja e Mbretëreshës, Trudeau: Kanadezët ndjejnë se kanë humbur një anëtar të familjes

schedule18:43 - 15 Shtator, 2022

schedule 18:43 - 15 Shtator, 2022

Kryeministri Justin Trudeau u ka thënë deputetëve në Otava  sekanadezët ndihen sikur kanë humbur një anëtar të familjes së tyre, në fjalimin e tij për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Trudeau theksoi se Mbretëresha “përqafoi rolin e saj” si monarke e Kanadasë, duke shtuar se ndihej si në shtëpinë e saj në vend. “Kanadezët ndihen sikur kanë humbur një anëtar të familjes që është rritur përkrah nesh,” tha ai.

“Mbretëresha kishte një vlerësim të thellë për kulturën tonë. Në vitin 1964, ajo tha se ishte e lumtur të dinte se ekzistonte në Commonëealth tonë një vend ku pritej që ajo të fliste zyrtarisht në frëngjisht. Është një gjuhë që ajo e donte shumë dhe që fliste jashtëzakonisht mirë”, shtoi ai.

Trudeau gjithashtu foli shumë për Mbretin Charles III ndërsa filloi mbretërimin e tij si monark.

Ai përshëndeti “angazhimin e mbretit të ri ndaj një hapësire më të madhe të historisë”, duke thënë se turneu i tij më i fundit u fokusua në “punën e gjeneratave për të arritur pajtimin dhe për të luftuar ndryshimet klimatike”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!