Vdekja e Maradonës e shmangshme, dy mjekët nën akuzë për vrasje

schedule20:47 - 27 Prill, 2021

schedule 20:47 - 27 Prill, 2021

Vdekja e Diego Armando Maradona ishte e shmangshme dhe përgjegjësia për vdekjen e tij mund t’i atribuohet drejtpërdrejt neurokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatrisë Agustina Cosachov, të cilët tani përballen me akuzën e vrasjes pa dashje.

Kjo është ajo që doli nga raporti mjekësor i komisionit të caktuar nga gjyqësori për të hedhur dritë mbi vdekjen e Maradona, midis dështimeve të ndihmës dhe neglizhencës së përgjithshme.

Raporti i policisë gjyqësore shkruan së në trajtimin e Maradonës ka pasur neglizhencë të përgjithshme në kujdesin e rezervuar për legjendën e futbollit. Gjithashtu në raport zbulohet edhe mungesë e mjeteve mjekësore për të kuruar Maradonën në shtëpinë e tij në Tigres.

Në ditët e fundit të jetës, flitet gjithashtu për mungesë të ndihmës mjekësore. Disa dëshmi të mbledhura në hetim ishin gjithashtu vendimtare, të cilat zbuluan pakujdesinë e mjekëve Luque dhe Cosachov edhe para shenjave paralajmëruese, siç raportohet nga personeli shëndetësor dhe truprojat.

 

Komisioni mjekësor konstatoi qëndrime të dënueshme dhe në kundërshtim me etikën profesionale, me neglizhencë serioze edhe përballë raportimeve të truprojës, duke i mohuar testet pacientit në ditët e fundit të jetës, me kushtet e Diegos që ditë pas dite janë rënduar në mënyrë të pashmangshme. /abcnews.al