Televizioni RTE i ka kërkuar falje publike biznesmenit Declan Ganley për shpifje, duke e akuzuar se kishte gisht në vdekjen e biznesmenit shqiptar, Kosta Trebicika, raporton independent.ie
Kërkësa për falje publike ka të bëjë më një raport të vitit 2008 në programin “Prime Time” për Ganley dhe interesat e tij ndaj biznesit.
Biznesmeni deklaroi se televizioni e ka akuzuar padrejtësisht se ai ishte i përfshirë në vdekjen e biznesmenit Trebicka, me të cilin ai kishte një marrëdhënie të ngushtë biznesi.
Trupi i biznesmenit u gjet në një rrugë të braktisur në jugun e Shqipërisë në 2008. Ganley operonte një biznes të quajtur Fondi i Investimeve Anglo-Adriatica në Shqipëri në atë kohë.
Avokati i Ganley, deklaroi se çështja tashmë ishte zgjidhur ndërkohë që padia kundër shpifjes, fillimisht u hap në 2011, shkruan abcnews.al.
Si pjesë e marrëveshjes, një falje publike u lexua nga avokati i RTÉ-së Paul O’Higgins SC në lidhje me një nga pretendimet e bëra nga Ganley, për shpifje kundër tij.
“Më 27 nëntor 2008 RTÉ transmetoi një program special Prime Time në lidhje me Declan Ganley. Gjatë programit, u diskutua edhe një herë çështja e vdekjes së Kosta Trebickës në të cilin u tregua dhe një imazh i trupit të tij“, sipas deklaratës.
“RTÉ pranon se Ganley nuk ka gisht në vdekjen e Tribeckës. RTÉ i kërkon falje Ganley për çdo shqetësim dhe mërzitje që mund t’i ketë shkaktuar.
Nuk është dhënë asnjë detaj më tepër rreth çështjes.
Ganley u përfaqësua nga avokati Carl Rooney i Johnsons, një kompani ligjore e specializuar në rastet e shpifjes kundrejt një personi apo kompanie. Ganley pretendoi se ekzistonin disa fakte gjithashtu të rreme, rreth raportit. Sidoqoftë, nuk u kërkua falje në lidhje me çështjet e tjera.
Kush është biznesmeni Ganley?
Ganley është kryetar dhe shef ekzekutiv i biznesit të teknologjisë së komunikimit me qendër në SHBA Rivada Networks dhe ka qenë gjithashtu aktiv me partinë Libertas, të cilën ai e themeloi.
Ai garoi por pa sukses si një kandidat në zonën elektorale të Irlanës Veri-Perëndimore në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2009.
Në vitin 2008, Libertas ishte një nga grupet e shumta që zhvilluan fushata me sukses kundër fushatës së referendumit mbi Traktatin e Lisbonës.
Sidoqoftë, traktati u ratifikua në një referendum të dytë vitin e ardhshëm.
Pas nisjes së procedurave në 2011, RTÉ mohoi se kishte shpifur kundrejt tij, apo se fjalët që ishin thënë nënkuptonin atë që pretendonte Ganley.
Vitin e kaluar, Gjykata e Apelit vendosi që RTÉ mund të marrë në pyetje biznesmenin mbi mangësitë në zbulimin e dokumenteve.
Por ankesa e RTÉ-së u refuzua.
Gjykatësi Max Barrett tha çështja ishte shqetësuese për opinionin publik pasi fuqia e fjalës së lirë ishte keqpërdorur.
Një deklaratë e lëshuar përmes avokatëve të tij tha se Ganley ishte “shumë i kënaqur” me faljen e marrë nga RTÉ.
Sipas deklaratës së avokatëve, ata thanë se:
“Klienti ynë ndjen keqardhje që iu desh të fillojë këto procedura në mënyrë që të pastronte reputacionin e tij. Megjithatë, klienti ynë është i kënaqur me rezultatin dhe faljen zyrtare.“ s.ba/acbnews.al