Akademia e Shkencave do të mbajë të mërkurën një akademi solemne në nderim të figurës së Ismail Kadaresë, gjeniut shqiptar të letrave që u nda nga jeta mëngjesin e së hënës në moshën 88 vjeçare.
Ceremonia do të mbahet në sallën “Aleks Buda”, në orën 10:00. Pas kësaj ceremonie, të pranishmit do të marrin pjesë në homazhet që zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit.
“Më 3 korrik 2024, në ora 10.00, në sallën “Aleks Buda”, organizohet një akademi solemne në nderim të figurës së Ismail Kadaresë, në të cilin miq e kolegë do të evokojnë vlerat e shquara të veprës së tij dhe cilësitë e tij qytetare. Pas kësaj ceremonie, që organizohet sipas rregullores për solemnitetet, trupa akademike dhe të pranishmit do të marrin pjesë në homazhet që zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit.”, thuhet në njoftim./abcnews.al