Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdekja e italianit, hetime në Tiranë/ Prokuroria verifikon procedurat e ndërhyrjes në klinikën private

schedule15:42 - 13 Shkurt, 2026

schedule 15:42 - 13 Shkurt, 2026

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e biznesmenit italian Massimo Ferro, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrje në Stomak, në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë. Çështja po hetohet nga prokurori Florian Boriçi, i cili ka sekuestrua edhe kartelën mjekësore. Massimo Ferro ndërroi jetë 22 dhjetor 2025 në QSUT, pas nderyrjes së kryer me 18 dhjetor për ngushtimin e stomakut për të humbur peshë.

Më 20 dhjetor, dy ditë pas operacionit, teksa ndodhej ende në klinikën private, biznemsenit i është rritur temperatura ndërsa më 21 dhjetor, gjendja e tij përkeqësohet. Ai është dërguar në në urgjencën e spitalit publik “Nënë Tereza” në Tiranë. Pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha ai ndërroi jetë.

Një hetim paralel po kryehet edhe në Itali, ndërkohë që familjarët e biznesmenit pretendojnë nuk iu bënë analizat dhe kontrollet paraprake përpara se të futej në sallën e operacionit.



Masimo Ferro kishte mbërritur në Trita Hospital pasi mjeket Italianë në Milano i kishin rekomanduar klinikën shqiptare ku mund të kryente procedurën e ndërhyrjes me një kosto prej 4400 euro, ndërkohë që në kliniken italiane kjo procedure kushtonte rreth 15 mijë euro.

Mediat italiane raportojnë se pas autopsisë së bere në trupin e Ferros nga mjekësia ligjore në Shqipëri është kërkuar të bëhet një autopsi e dytë pasi sipas tyre ekzaminimi i parë në Shqipëri ka ngritur dyshime për prokurorët italianë për mënyrën se si është trajtuar trupi i të ndjerit.

Mediat italiane raportojnë se në trupin e tij mungonin disa organe si stomaku dhe zemra të cilat ishin zëvendësuar me materiale që përdoren nga Mjekësia Ligjore në këto raste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!