Vdekja e Florenc Beqirit në Francë/Familja hap dyert e mortit

schedule14:53 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 14:53 - 23 Dhjetor, 2017

Nëna e Florenc Beqirit, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta në një burg të Francës, kërkon trupin e të birit. Ajo thotë se djalin ia vranë dhe për këtë duhet të gjenden përgjegjësit.

Në familjen Beqiri në Shkodër janë hapur dyert e mortit. Djali i tyre Florenci humbi jetën pas një qendrimi të dyshimtë në burgun e Marsejës. Nëna foli me të birin për herë të fundit më 8 Dhjetor. Kurse katër ditë më parë një polic francez u ka komunikuar atyre lajmin e vdekjes.

Të premten me miratimin e babait, Florenc Beqirit, i cili mbahej në jetë përmes aparaturave iu hoq oksigjeni që e mbante në jetë klinikë. Familja kërkon trupin e tij.

23 vjeçari Florenc Beqiri u arrestua nga policia franceze 3 javë më parë pasi nuk kishte dokumentat e qëndrimit në këtë shtet. Sipas familjarëve ai ishte larguar nga Shkodra para dy viteve. Në Francë edhe ka punuar here pas here. Por për tri javë ai u mbajt në një burg të Marsejës dhe katër ditë më parë policia e dorëzoi në spital si të vdekur. Për këtë ngjarje pati reagime edhe nga institucionet e posaçme diplomatike të Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!