Emisioni “Log.” në ABC ka nisur me homazhe për ish-kryeministrin Bashkim Fino i cili humbi jetën për shkak të Covid-19.
Ndërkohë homazh për të ka mbajtur edhe Gjergj Koja, ish-ministër i Shëndetësisë i cili e ka cilësuar si një nga miqtë e tij më të mirë.
Koja ka shtuar se vdekja e Bashkim Finosë është një humbje e madhe për të gjithë.
Gjergji Koja, ish-ministër i Shëndetësisë: Do doja ta nisja me një homazh për mikun e ndjerë Bashkim Fino. Është një humbje e madhe. Bashkim Fino do të na mungojë të gjithëve. Është miku i dytë më i madh që më largohet. Do ja ndjemë shumë mungesën e tij. Ishte njeri i paqtë. Ishte një njeri që dha për këtë vend dhe ishte i kthjellët në momente shumë të çmendura të këtij vendi.
Endri Xhafo: Në përgjithësi gjirokastritët janë të mirë thonë, por Bashkimi ishte ndër të mirët e të mirëve. Ishte, e them si gazetarë dhe njohje në rrethana të tjera. Kritikonte edhe kampin e vet.
Koja: Është një humbje e madhe do na mungojë shumë. Sidomos për ata që kanë nevojë për këshillën e tij. E.L / abcnews.al/