Vdekja e Elizabeth II bashkon familjen mbretërore? Plani sekret për të pajtuar William dhe Harry

schedule15:55 - 12 Shtator, 2022

schedule 15:55 - 12 Shtator, 2022

Princi William dhe vëllai i tij Princ Harry u panë për herë të parë bashkë pas një kohe të gjatë, teksa pëshëndesnin turmat që kishin shkuar për të nderuar kujtimin e Mbretëreshës Elizabeth jashtë pallatin Windsor.

Të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, Cathrine dhe Meghan, dy vëllezërit u bënë bashkë pas një “lufte” në distancë, që kur Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan u larguan nga familja mbretërore dhe bënë më pas deklarata të bujshme që arritën në kufijtë e skandalit.

Mediat britanike raportuan se ishte Charles ai që shtyu në bashkimin e dy vëllezërve, por më vonë u zbulua se në fakt, vetë William i kishte dërguar një mesazh Harry-t për ta shoqëruar teksa shikonin lulet e vendosura jashtë Windsor.

Dhe ndërsa arkivoli i Elizabetës pritet nesër në Londër, prej disa orësh stafi i pallatit, këshilltarët e mbretit Charles dhe bashkëpunëtorët e Uilliam-it dhe Harrit po bëjnë për herë të parë disa negociata të paprecedentë dhe plane sekrete për familjen, në lidhje me funeralin. Protokolli prishet edhe një herë, sepse pas degës së ullirit (siç shkruan mediat britanike) që William i ofroi pardje vëllait të tij, ai e dëshiron atë në krah, gjatë procesionit pas arkivolit, drejt Westminster Abbey dhe së bashku te ceremonia që do të bëhet më pas. Sigurisht që nga ky “së bashku” nuk do të përjashtohet edhe Meghan.

Por kjo nuk është e lehtë. Duke hequr dorë nga titujt e tij mbretërorë, Harry nuk u trajtua në të njëjtën mënyrë në funeralin e gjyshit të tij Philip. Më pas, siç e kujtojmë të gjithë, ata u ndanë nga kushëriri i tyre Peter Phillip. As në përkujtimin e tij, ata nuk ishin ulur bashkë. Por Charles si dhe William dëshirojnë të anashkalojnë protokollin dhe të kenë familjen së bashku, të dashur dhe të bashkuar për të shoqëruar mbretëreshën në banesën e saj të fundit. Ajo do të donte edhe këtë shkelje të vogël të formulave dhe rregullave.

Nëse kjo pranohet, sipas Daily Mail, do të favorizohet edhe Princi Andreë. Pavarësisht se nëna e tij u detyrua t’i hiqte privilegjet për shkak të skandalit Epstein, si djali i saj ai do të jetë me vëllezërit e motrat e tij, Princeshën Anne dhe Princin Eduard. Ai tashmë ka trashëguar kujdestarinë e 4 qenve të mrekullueshëm korgi të Mbretëreshës Elizabeth. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!