Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë/ Dyshime për ushtrim prostitucioni në Malin e Zi

schedule15:23 - 13 Maj, 2024

schedule 15:23 - 13 Maj, 2024

Policia e Tiranës, ka përforcuar dyshimet se dy vajzat nga Ukraina të cilat u gjetën të vdekura në një apartament në Tiranë dhe mikesha e tyre, punonin si “Eskorta” që ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesave.

Sipas hetimeve ka rezultuar se Yeva Vorona, kishte së paku 4 muaj që ishte në Tiranë, ndërsa gjatë kësaj kohe kishte kryer udhëtime të shpeshta në Malin e Zi, ku dyshohet se është e përfshirë në një rrjet prostitucioni.

Megjithatë, pavarësisht se është pyetur disa herë nga oficerët e policisë, e reja u ka qëndruar deklaratave të saj të parë duke thënë se dy shoqet Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Antonina Lopukhova 40 vjec, të cilat vdiqën nga mbidoza e ilaçev, kishin ardhur për pushime.

Megjithatë kjo dëshmi nuk e ka bindur grupin hetimor, të cilët mësohet se janë në kontakt dhe po shkëmbejnë informacione edhe me policinë malazeze nëse rezulton se vajzat janë të përfshira në rrjete prostitucioni.

Sipas policisë të tre vajzat ishin përdoruese të lëndëve narkotike, ndërsa ekspertiza paraprake tregon se dy vajzat ukrainase humbën jetën pas konsumimit të tepërt të baranave me përmbajtje droge.

Ndërkohë vetë mikesha e tyre Yeva Vorona, ka deklaruar se , dy viktimat vuanin nga sëmundje të zemrës dhe epilepsisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!