Policia e Korçës ka arrestuarin autorin e aksidentit ku burrë e grua mbetën të vdekur në rrugën Korçë- Pogradec. Ai është Sotir Nikolla 63 vjeç drejtuesi i mjetit që mori para të moshuarit Sajmir dhe Vjollca Shaholli, të cilët ishin këmbësore dhe ndërruan jetë rrugës për në spital. Aksidenti ndodhi në segmentin dytësor Korçë –Pogradec pranë fshatit Vloçisht. Viktimat janë banorë në fshatin Voskop dhe policia dyshon se shkak i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po udhëtonte mjeti që drejtohej nga Sotir Nikolla nga Elbasani. /abcnews.al