Vdekja e 3 vjeçarit në Shkodër, e motra 7 vjeçare mbetet në gjendje kritike

schedule09:27 - 25 Shkurt, 2025

schedule 09:27 - 25 Shkurt, 2025

Vajza 7 vjeçare, e motra e 3 vjeçarit Omer Hasmegaj që ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin e Shkodrës, vazhdon të jetë në gjendje kritike në QSUT.

Katër ditë më parë, fëmija i çiftit Hasmegaj mbërriti në spitalin e Shkodrës me simptoma të rënda me kollë dhe të vjella. Me të njëjtat simptoma u paraqit edhe e motra 7-vjeçare e viktimës.

Në një njoftim zyrtar, policia e Shkodrës tha se dy fëmijët janë dërguar në spital me simptoma të dyshuara nga virozat e stinës dhe pasi kanë marrë mjekimin, janë larguar në banesë. Një ditë më pas, gjendja e tyre u përkeqësua sërish. Babai Samed Hasmegaj i ka dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari humbi jetën ndërsa 7-vjeçarja është dërguar në QSUT.

Burime nga spitali pohuan për ABC News se motër e vëlla janë helmuar pasi kanë konsumuar një preparat të dëmshëm, megjithëse priten rezultatet e të gjitha analizave toksikologjike për të konfirmuar shkakun e vërtetë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!