Gjykata e lë në burg pas vdekjes së 3-vjeçarit, zbardhet dëshmia e edukatores: Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht

schedule12:30 - 11 Janar, 2022

schedule 12:30 - 11 Janar, 2022

Është lënë në burg, Redina Binjaku, edukatorja 27-vjeçare në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në Fier ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar.

Binjaku mësohet se nuk është paraqitur fizikisht në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, i cili është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” për klienten e tij.

27-vjeçarja u arrestua, pasi sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores.

Ndërkohë ABC ka siguruar edhe dëshminë e dhënë nga edukatorja e cila i shpreh ngushëllime familjes ndërsa thekson se ndodhet në kushte të vështira psikologjike.

“Në radhë të parë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të miturit. Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak nuk mund të marrë pjesë në zhvillimin e seancës për vlerësimin e arrestimit dhe masën e sigurimit personal.  Kërkoj të përfaqësohem nga avokati im Ylli Asimetaj.” është shprehur Redina Binjaku.

Lexo edhe: Familjarët s’gjejnë paqe pas vdekjes së 3-vjeçarit në Fier, nëna: Na gënjyen, aty ka kamera. Daja: Nuk mund të mbytej me aq lartësi

Nga ana tjetër, familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi. Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen. Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!