Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vdekja e 27-vjeçares nga Berati, edhe motra e infektuar, ngarkesë te Infektivi

schedule19:30 - 3 Mars, 2021

schedule 19:30 - 3 Mars, 2021

Ariola Sakollari (Gjeçi) 27-vjeçe, ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit. Vajza nga Berati ndodhej në intubim tek “Shefqet Ndroqi” pas përkeqësimit të gjendjes.

Familjarët dhe miqtë e përcollën sot për në banesën e fundit 27-vjeçaren, që nuk vuante nga sëmundje të tjera. Por e infektuar me koronavirus rezulton që të jetë edhe motra e 27-vjeçares që ndërroi jetë ditën e djeshme.

Ndërkohë që sot në vendin tonë u shënuan 21 viktima dhe 851 të infektuar. Gazetarja e ABC, Ema Shazivari raporton se në spitalin covid-1, te Infektivi ka një ngarkesë për të shtruarit në 24 orët e fundit, por kapacitetet nuk janë ezauruar. / db/ Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!